Ndërlidhjet

Turqi: Pas sulmit kundër policisë, kurdët i vranë tre vetë


Tre vetë janë vrarë pasi kryengritësit kurdë i sulmuan ndërtesat lokale të policisë në pjesën juglindore të Turqisë.

Zyrtarët e sigurisë së Turqisë, të cituar nga Televizioni shtetëror, thanë se në mesin e të vrarëve në sulmin e sotëm, ishte një ushtar dhe një polic.

Gjatë sulmit në lagjen Semdinli të qytetit Hakkari, ishin plagosur edhe 10 ushtarë dhe policë të tjerë.

Partia Punëtore e Kurdistanit është në listën e grupeve terroriste të Tuqrisë dhe nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Kjo parti, prej vitit 1984, ka shkaktuar konflikt në pjesën lindore të Turqisë, nga i cili vlerësohet se janë vrarë 45 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG