Ndërlidhjet

Ukrainë: U shty procesi kundër ish kryeministres


Një gjyqtar i procesit kundër ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, e ka shtyrë procesin deri më 27 të këtij muaji.

Zonja Timoshenko është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës.

Vendimi i gjyqtarit, Rodion Kirijev, u bë në periudhën kur procesi po i afrohet fazës përfundimtare, ndërsa vendimi pritet gjatë kësaj jave.

Julia Timoshenko, që ishte arrestuar në muajin gusht për mospërfillje të gjykatës, thotë se procesi kundër saj është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG