Ndërlidhjet

LDK: Qeveria e PDK-së përpiqet ta falsifikojë historinë


Qeveria e PDK-së, e njohur gjërësisht për mungesë transparence, për papërgjegjshmëri, e shpërdorime në të gjitha fushat, tash, tinëzisht e për interesa politike, i ka hyrë punës që t’i ndryshoj politikisht tekstet e historisë së popullit shqiptar, thotë Ekipi i ekspertëve të arsimit, shkencës dhe teknologjisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mëtutje, nëpërmjet një komunikate, LDK-ja vlerëson se “Qeveria nuk guxon të ndërhyjë në çështje të kësaj natyre, meqë këto nuk janë çështje të politikës së ditës e as çështje të qeverive”.

Në këtë kuadër, LDK konsideron se të gjitha diskutimet për çështje të kësaj natyre, “duhet të bëhen në qarqe akademike e intelektuale, sepse vetëm qarqet e tilla janë kompetente për të vlerësuar lëndën dhe gjuhën e teksteve”.
XS
SM
MD
LG