Ndërlidhjet

Tiranë: Fratini, Lambrinidis në përpjekje për tejkalim të krizës


Ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini, dhe ai i Greqisë, Stavros Lambrinidis, gjenden në Tiranë, në përpjekje për të biseduar me qeverinë, presidencën dhe opozitën, për arritjen e pajtueshmërisë për reformat kryesore në Shqipëri, që kërkohen për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Tiranë, thuhet se bisedimet kanë për qëllim “inkurajimin” e politikanëve të Shqipërisë për të punuar së bashku në procesin e realizimit të synimeve për integrim në BE.

Shqipëria ka konkurruar për status të kandidatit për pranim në BE në vitin 2009.

Javën e kaluar, Partia Socialiste opozitare, e përfundoi bojkotin e gjatë të Kuvendit, për ta ndihmuar kalimin e reformave të mandatuara nga BE-ja, por ende mbetet e paqartë nëse ajo do t’i mbështes të gjitha propozimet e legjislacionit të kërkuar.
XS
SM
MD
LG