Ndërlidhjet

Sot në histori


Video dhe teksti: Associated Press

Lundrimi i eksploruesit anglez Henri Hudson, në lumin që sot mban emrin e tij, fjalimi i Adolf Hitlerit ku kërkoi vetëvendosje për gjermanët në Çekosllovaki, martesa e Xhon F. Kenedi me Zhaklin Li Bouvjer në Njuport, e drejta për martesë dhe adoptim të fëmijëve që iu dha çifteve homoseksuale nga ligjvënësit holandezë, si dhe shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur sot në histori.






1609
Eksploruesi anglez Henri Hudson, lundroi në lumin që tani mban emrin e tij.














1880
Gazetari dhe kritiku H.L. Menken u lind në Baltimor












1938
Në një fjalim në Nuremberg, Adolf Hitleri kërkoi vetëvendosje për gjermanët në Çekosllovaki.














1943
Paramilitarët gjermanë shpëtuan ish-diktatorit italian Benito Musolini nga hoteli ku ai ishte duke u mbajtur i burgosur nga qeveria e tij.













1944
Trupat e ushtrisë amerikane hynë në Gjermani për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pranë qytetit Trier.












1953
Xhon F. Kenedi u martua me Zhaklin Li Bouvjer në Njuport.












1954
Filmi “Lesi", pati shfaqjen e tij të parë televizive në CBS.














1974
Perandori Haili Selasi u rrëzua nga ushtria e Etiopisë, pas sundimit të tij 58 vjeçar.











2000
Ligjvënësit holandezë u dhanë çifteve homoseksuale të drejtë të martohen dhe të adoptojnë fëmijë.











2001
Presidenti Xhorxh Bush i quajti sulmet terroriste të një dite më parë "akte të luftës" dhe i kërkoi Kongresit 20 miliardë dollarë për rindërtimi dhe shërim.








2003
Këngëtari Xhoni Kesh vdiq në moshën 71 vjeçare.













2005
Drejtori i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, Majkëll Braun dha dorëheqje, tre ditë pas humbjes së komandës së tij, gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në Uraganin Katrina.









2006
Në një fjalim në Gjermani, Papa Benedikti XVI citoi një tekst mesjetar, që i karakterizonte disa mësime islamike si "të këqija dhe jonjerëzore". Kjo ngjalli reagime të ashpra në gjithë botën islame.(g.k.)






XS
SM
MD
LG