Ndërlidhjet

Kamerun: Britania dhe Rusia kishin raporte të vështira


Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun, tha se kohëve të fundit raportet ndërmjet Moskës dhe Rusisë, ishin të vështira dhe ka bërë thirrje për më tepër bashkëpunim.

“Po, natyrisht, unë e pranoj se Britania dhe Rusia kishin pasur raporte të vështira, për një kohë dhe ne duhet të jemi të sinqertë në fushat ku ne ende kemi mospajtime. Por, dëshiroj që të bëjë thirrje për qasje të re, të bazuar në bashkëpunim”, tha sot Dejvid Kamerun, gjatë fjalimit të tij në Universitetin shtetëror të Moskës.

Në fillim të takimit me mysafirin e lartë nga Londra, presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se Kremlini pret që bisedimet “të jenë produktive dhe t’i prekin të gjitha aspektet e raporteve ruso-britanike”.

Vizita e Dejvid Kamerunit në Rusi, është e para e këtij niveli, në pesë vitet e fundit.

Raportet ndërmjet Moskës dhe Londërs ishin përkeqësuar pas vdekjes së kritikut të Kremlinit në Britani, Aleksander Litvinenko, në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG