Ndërlidhjet

Libi: Kryengritësit hasin në rezistencë në Bani Valid


Luftëtarët kryengritës, që i mbështesin autoritetet e reja në Libi, duket se e kanë ndalur sulmin e tyre në Bani Valid, njërin nga qytetet e mbetura nën kontrollin e lojalistëve të liderit të përmbysur, Muamer Gadafi.

Luftëtarët kundër Gadafit thanë se ata kishin hasur më rezistencë “të ashpër” rrugë më rrugë, gjatë sulmit të tyre në këtë qytet.

Këshilli Tranzicioanl Kombëtar i Libisë ka thënë se nuk do ta shpallë Libinë “e çliruar” derisa të mos e marrë kontrollin në qytetet e fundit, që mbahen nga lojalistët e Gadafit.

Njëherësh, raportohet se lojalistët e Gadafit, sot, e kanë sulmuar hyrjen e një rafinerie të naftës, 20 kilometra jashtë qytetit brengdetar, Ras Lanuf, duke vrarë 15 dhe plagosur dy rojtarë.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesit nuk kishin arritur ta dëmtonin rafinerinë, por e kishin dëmtuar vetëm hyrjen kryesore të saj.

Nga ana tjetër, njëri nga djemtë e Gadafit, Sadi, nga Libia ka arritur në Nigerinë fqinje.

Por, ende nuk dihet vend-ndodhja e liderit të përmbysur të Libisë, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG