Ndërlidhjet

Francë: Eksplodim në një central atomik


Agjencia franceze për siguri bërthamore thotë se nga një eksplodim në centralin atomik në pjesën jugore të Francës, është vrarë së paku një person dhe janë plagosur katër të tjerë. Njëri nga të plagosurit është në gjendje serioze shëndetësore.

Agjencia tha se nuk ka rrjedhje të rrezatimit, pas shpërthimit në centralin Markule, afër qytetit Nim.

Është thënë se eksplodimi është shkaktuar nga zjarri në furrën në një hapësirë të mbeturinave radioaktive.
XS
SM
MD
LG