Ndërlidhjet

logo-print

Rasti Litvinenko s'pengon lidhjet tregtare

  • RFE /RL

Dejvid Kameron dhe Dimitri Medvedev

Dejvid Kameron dhe Dimitri Medvedev

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, shprehu bindjen se Britania dhe Rusia mund t’i kapërcejnë pengesat e tyre në marrëdhëniet politike dhe lidhjet tregtare.

Ai i bëri këto komente në Moskë, pas takimit me presidentin rus, Dimitri Medvedev. Kjo është vizita e parë që një lider britanik i bën Rusisë që nga vrasja e spiunit rus, Aleksander Litvinenko, në Londër, pesë vjet më parë.

Rusia nuk ka pranuar të ekstradojë Andrej Lugovoin, një tjetër ish-agjent dhe aktualisht deputet ultranacionalist i Dumës Shtetërore, të cilin Scotland Yard e ka emëruar si të dyshuarin kryesor në rastin Litvinenko.

Kremlini është zemëruar me refuzimin e Britanisë për të ekstraduar manjatin Boris Berezovski dhe liderin në mërgim të separatistëve çeçenë, Akhmad Zakajev.

Duke folur përkrah Medvedevit në konferencën për gazetarë, Kameron pranoi se ekzistojnë probleme të tilla si rasti Litvinenko, por tha se ato nuk i dëmtojnë krejtësisht lidhjet.

Kameron, megjithatë, tha se shërbimet britanike të sigurimit nuk po përgatisin ngrirjen e bashkëpunimit në fushën e inteligjencës.

Derisa këto vështirësi dhe mosmarrëveshje mbeten në mes nesh, ne nuk do t’i ndryshojmë pikëpamjet në ato çështje. Kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të ndjekim marrëdhënie më të forta biznesi dhe marrëdhënie më të forta tregtare”, tha Kameron.

Medvedev ka buzëqeshur gjatë gjithë konferencës, duke iu referuar Kameronit me “Dejvid” dhe duke folur herë pas here me theks të anglishtes.

Ai tha se nuk ka asnjë shpresë që Rusia t’i nënshtrohet kërkesës së Britanisë dhe të ekstradojë Lugovoin.

Neni 61 i Kushtetutës së Rusisë vë në dukje se një qytetar rus nuk mund të ekstradohet apo t’i dorëzohet një shteti të huaj për procedura ligjore apo hetime. Kjo nuk do të ndodhë kurrë, në asnjë rast, dhe ne të gjithë duhet ta kuptojmë dhe ta respektojmë këtë”, tha Medvedev.

Kameron, megjithatë, tha se shërbimet britanike të sigurimit nuk po përgatisin ngrirjen e bashkëpunimit në fushën e inteligjencës.

Ne nuk i kemi ndryshuar marrëveshjet mes shërbimeve tona të sigurisë, të cilat ishin ngrirë në kohën e rastit Litvinenko, dhe nuk po diskutohet për ndryshimin e tyre”, tha Kameron.

Kryeministri britanik po shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Uilliam Hejg, dhe delegacioni i biznesit, përfshirë kryetarin e British Petrolium, Bob Dadlli. Para takimit me Medvedevin, ai i bëri të ditura disa plane të reja.

Sot do të nënshkruajmë marrëveshje të reja, në vlerë prej 215 milionë sterlinash, përfshirë ‘Kingfisher’, që do të hapë 9 dyqane të reja në Rusi gjatë tre vjetëve të ardhshëm, pastaj edhe një bashkëpunim të rëndësishëm ndërmjet Rolls-Rojs dhe Rosatom-it në çështjen bërthamore. Në të njëjtën kohë, do të punojmë për t’iu dhënë mundësinë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të tregtojnë”, tha Kameron.

Pavarësisht këtyre planeve, rasti Litvinenko pritet të rëndojë gjatë në marrëdhëniet ruso-britanike.

I shtrirë në shtratin e vdekjes në një spital të Londrës, Litvinenko akuzoi Vladimir Putinin se ka urdhëruar vrasjen e tij.(v.t.)
XS
SM
MD
LG