Ndërlidhjet

Qeveria me plan për doganat në veri


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Pas aksionit policor të Qeverisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen e pikave doganore 1 dhe 31, tani është në përfundim edhe përgatitja e planit për fillimin e ri-funksionalizimit të këtyre pikave.

Plani parashihet të zbatohet nga data 16 shtator, në bazë edhe të marrëveshjes Prishtinë – Beograd për njohjen e vulave të doganave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se plani operacional për 16 shtatorin është në përmbyllje e sipër dhe se zbatues të tij do të jenë autoritetet vendore të rendit, ato të KFOR-it si dhe EULEX-i.

Deri nesër duhet të finalizohet ky plan dhe të fillojë zbatimi, në mënyrë që më 16 të fillojë funksionalizimi i pikave kufitare 1 dhe 31 si në gjithë territorin e Kosovës. Për njoftim të shkurt, të gjitha ato mallra me akcizë që janë do të pre-orientohen kah pika 3 ose tjerat dhe nuk do të ketë kalim nëpër pikat 1 dhe 31 për naftën, derivatet e naftës, alkooli, cigaret e tjera”, ka thënë Rexhepi.

Këto komente, Rexhepi i ka bërë në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme. Gjatë debatit me deputetët e këtij komisioni kishte shumë polemika rreth asaj se farë efektesh pa prodhuar aksioni i 25 korrikut.

Nënkryetari i këtij Komisioni, Rexhep Selimi ka vlerësuar se gjendja tash në veri është edhe më e rëndë sesa që ishte para 25 korrikut.

Qëllimi nuk është arritur që institucionet e Kosovës të jenë të shtrira në të gjitha pjesët e Kosovës dhe përkundrazi gjendja atje tash është më e keqe sesa para 25 korrikut.
Qëllimi nuk është arritur që institucionet e Kosovës të jenë të shtrira në të gjitha pjesët e Kosovës dhe përkundrazi gjendja atje tash është më e keqe sesa para 25 korrikut. Ju e keni pasur përkrahjen blanko edhe të Parlamentit të Kosovës, nëse ju do të kishit qëllim që t’í shtrini autoritetet e Kosovës në disa pjesë, por përderisa kjo ka mbetur vetëm në tentativë, plani B paska qenë tërheqja, gjë që ne kemi kërkuar që të mos ketë tërheqje”, ka theksuar Selimi.

Me konstatimet e Selimit nuk është pajtuar ministri Rexhepi. Ai tha se me gjithë mangësitë që ka, policia e Kosovës ka arritur që brenda një kohe të shkurtë të arrijë qëllimet për ndaljen e kontrabandës dhe fillimin e vendosjes së rendit dhe ligjit në veri.

Por, ajo që ka hapur si dilemë ministri Rexhepi ishte edhe afera e përgjimeve. Ai tha se ka pasur shumë pyetje se përse nuk është përgatitur më mirë e më gjatë operacioni i 25 korrikut, por sipas tij, subjekt i përgjimeve në Kosovë janë madje edhe vet kryeministri dhe ministri i brendshëm, kështu që autoritetet kosovare ishte dashur të ndërmarrin një aksion befasues në veri.

Përgjimet, sipas tij, i bëjnë disa mekanizma ndërkombëtarë, ku ai ka veçuar sidomos ato që kanë mbetur nga UNMIK-u.

Pse është bërë shumë shpejtë, është bërë për një arsye. Se edhe bisedat e mia me kryeministrin incizohen nga ndërkombëtarët dhe dekonspirohen ende pa përfunduar. Kjo është botërisht e ditur”.

Prej momentit që kemi filluar të përgatisim ka pas përgjime dhe ka edhe sot bashkëpunëtor të ndryshëm që kanë punuar edhe për UNMIK-un, dhe tash që i dekonspirojnë dhe ndoshta vet ju ndihmojnë për t’í vendosur barrikadat te Leposaviqi. Mos të flasim për një operacion që kish me zgjat një muaj. Atëherë do tí kishit pas krejt barrikadat e mundshme dhe aty do të ishin dy mundësi; të tërhiqemi apo të fillojmë të vrasim njerëz, që s’ka qenë qëllimi ynë. Sikur të íshte vra një civil krejt operacioni do të devalvonte”, theksoi Rexhepi.

Për të ardhmen, ministri Rexhepi tha se policisë do t’í nevojiten pajisje shtesë teknike, përfshi edhe helikopterë e autoblinda, pasi që aksioni i fundit në veri ka dëshmuar se policia mbetet ende e papërgatitur sa duhet në aspektin teknik.

Ndërkaq kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi ka kërkuar nga Rexhepi që Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës të vazhdojnë me angazhimet që rendi dhe ligji në veri të vendosen ashtu si edhe në pjesët tjera të vendit.

Ne duam që në njëfarë forme, që në Kosovë në gjithë territorin, në pikat 1 dhe 31 të ketë funksionim si në të gjitha pikat doganore të Kosovës. Kjo është kërkesë e jona, e ju duhet tí zbatoni ato”, ka thënë Isufi.

Sidoqoftë, qeveria ka paralajmëruar tashmë që në koordinim me faktorin e pranishëm ndërkombëtar në Kosovë të nis zbatimin e planit operacional për ri-funksionalizimin gradual të portave doganore 1 dhe 31 në veri.

Por, ajo që mbetet si sfidë është kundërpërgjigja e serbëve lokalë në veri dhe implikimeve të Beogradit në atë pjesë.

Vet ministri Rexhepi tha se ka njohuri për pengesa të shumta që po paralajmërohen nga serbët e veriut që ky plan të mos zbatohet.
XS
SM
MD
LG