Ndërlidhjet

logo-print

Zëvendësohet ministri që quajti Fukushimën "qytet të vdekur"


Kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda, ka emëruar ish-zëdhënësin e lartë të qeverisë, Jukio Edano, në postin e ministrit të Tregtisë.

Edano ka rritur reputacionin si shef për publikun në periudhën pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit - fatkeqësi që shkaktuan krizë bërthamore përreth centralit Fukushima.

Ministri i mëparshëm i Tregtisë, Hahiro Joshio, ka dhënë dorëheqje të shtunën, pasi ka quajtur "qytet të vdekur" zonën përreth Fukushimës.

Ministria e Tregtisë në Japoni gjithashtu mbikëqyr politikën energjetike.
XS
SM
MD
LG