Ndërlidhjet

Francë, shpërthimi në central nuk shkakton rrezik radiologjik


Së paku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga shpërthmi në një central bërthamor të Francës.

Rregullatori Bërthamor i shtetit tha se nuk ka rrezik nga rrjedhja radio-aktive.

"Aksidenti nuk ka shkaktuar asnjë rrezik radiologjik apo nevojë për mbrojtjen e popullatës", thuhet në komunikatë.

Mësohet se punëtorët e plagosur nuk janë kontaminuar nga rrezatimi, ndërsa i vrari ka pësuar nga shpërthimi, e jo nga ekspozimi ndaj materialit nuklear.

Shkaku i shpërthimit në centralin Markol të Nimes nuk është ende i qartë.

Pronari i tij tha se se shpërthimi ndodhi në furrën që përdorej për djegien e mbeturinave me nivele të ulëta të rrezatimit.
XS
SM
MD
LG