Ndërlidhjet

Rusia kundërshton presionin ndaj Sirisë


Rusia ka hedhur poshtë thirrjet e Perëndimit për presion më të madh ndaj regjimit të Sirisë.

Presidenti Dimitri Medvedev tha se sanksionet e fundit amerikane dhe evropiane janë të mjaftueshme dhe se nuk ka nevojë për presion shtesë.

Komentet vijnë një ditë pasi Franca e ka quajtur "skandal" mungesën e një "qëndrimi të fortë" të OKB-së ndaj Damaskut.

Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar projekt-rezolutën e Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga vendet evropiane dhe SHBA-ja, e cila do të impononte embargo armësh dhe sanksione të tjera për Sirinë.

Po sot, komisionarja për të drejtat e njeriut e OKB-së, Navi Pillaj, tha se të paktën 2,600 persona kanë humbur jetën që nga muaji mars, kur edhe kanë shpërthyer trazirat anti-qeveritare në shtetin sirian.

Ndërkaq, një ndihmëse e afërt e presidentit Asad foli për 1,400 të vrarë, "që përfshijnë 700 aktivistë të opozitës dhe 700 policë".
XS
SM
MD
LG