Ndërlidhjet

Obama i dërgon Kongresit projektligjin për vende pune


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka dërguar Kongresit projekt-ligjin, për të cilin thotë se do të ndihmojë në krijimin e mijëra vendeve të punës.

Ai e zbuloi atë në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga mësues të shkollave, oficerë të policisë dhe zjarrfikës, të cilët do të përfitonin nga kalimi i projektligjit.

"Të enjten, unë i thashë Kongresit se do t'i dërgoj projektligjin e quajtur Akti Amerikan i Punës. Andaj, ja ku është. Ky është projektligji që do t'i kthejë njerëzit në punë, në mbarë vendin. Ky është projektligji që do të ndihmojë ekonominë tonë në kohën e krizës kombëtare. Ky është një projektligj i bazuar në idetë e demokratëve dhe republikanëve. Dhe, ky është një projektligj që Kongresi duhet ta kalojë - nuk ka lojëra, nuk ka politikë, nuk ka vonesa", tha Obama.

Shkalla e papunësisë në SHBA është 9 për qind, ndërsa presidenti amerikan është nën presion të madh për ta përmirësuar gjendjen para zgjedhjeve presidenciale të 2012-ës.
XS
SM
MD
LG