Ndërlidhjet

logo-print

Irani, më transparent në planet bërthamore


Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se Irani ka treguar "transparencë më të madhe" në kohët e fundit.

Megjithatë, Jukia Amano, tha se Teherani nuk ka ofruar "bashkëpunimin e nevojshëm", i cili siguron se aktivitetet e tij janë të qeta, ashtu siç pretendon Republika Islamike.

Ai i bëri këto komente në Vjenë, gjatë hapjes së takimit njëjavor të guvernatorëve të ANEB-it.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur katër raunde sanksionesh kundër Iranit, i cili ka refuzuar të pezullojë aktivitetet e pasurimit të uraniumit - një proces ky që mund të përdoret për krijimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG