Ndërlidhjet

Bogdanoviq, vendimi për doganat dëmton dialogun


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, e ka quajtur "të papranueshëm vendimin e EULEX-it që më 16 shtator të vendosë kontrollin doganor në Jarinë dhe Bërnjak, ku do të sillte edhe zyrtarët e Doganës dhe të Policisë së Kosovës".

Ai tha se një hap i tillë "do të dëmtonte negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit".

"E gjithë ajo që kemi negociuar do të binte në ujë dhe shtrohet pyetja: për çfarë duhen bisedimet", tha Bogdanoviq për mediat serbe.

I njëjti tha se EULEX-i, me zbatimin e ligjit të, siç u shpreh, "shtetit të ashtuquajtur të Kosovës", po anon kah pala kosovare.

"EULEX-i do të mbajë një rol udhëheqës, duke zbatuar ligjet e 'të ashtuquajturit shtet të Kosovës', duke mbledhur të ardhurat që shkojnë në buxhetin e Qeverisë së Kosovës", tha Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG