Ndërlidhjet

logo-print

Pacolli thotë se Nigeria ka njohur Kosovën


Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili gjendet aktualisht në Afrikë, ka njoftuar se Republika e Nigerisë ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

"Njohja nga Nigeria është e rëndësisë së veçantë edhe për faktin se ky vend ka një ndikim të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të botës", thuhet në njoftimin e kabinetit të Pacollit.

Shteti i fundit që ka njohur Kosovën është Gaboni.
XS
SM
MD
LG