Ndërlidhjet

logo-print

OKB ngrit ekipin e hetuesve për Sirinë


Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut ka emëruar tre ekspertë për të ekzaminuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri.

Forumi i 47 vendeve anëtare u ka kërkuar hetuesve të vërtetojnë faktet dhe rrethanat e abuzimeve, si dhe të identifikojnë autorët përgjegjës.

Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njerit, Navi Pillaj, ka bërë të ditur se 2,600 njerëz kanë humbur jetën, që nga shpërthimi i protestave në Siri, në muajin mars.

Protestuesit anti-qeveritarë kanë paralajmëruar për sot protesta kundër Rusisë, si reagim ndaj kundërshtimit të Moskës për presion më të madh ndaj presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG