Ndërlidhjet

Erdogan takon liderët e Egjiptit


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka nisur “Turnun e Pranverës Arabe” në Egjipt, ku është pritur nga mijëra simpatizues që brohorisnin emrin e tij.

Ai pritet të takohet me udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit, ndërsa do t’i adresohet edhe takimit të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe.

Pas Egjiptit, Erdogan do të udhëtojë drejt Tunizisë dhe Libisë.

Vizita e Erdoganit, e cila ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve me vendet arabe, vjen në kohën e tensionimit të raporteve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit.

Qeveria turke ka përzënë ambasadorin izraelit, pas refuzimit të Izraelit për të kërkuar falje për vrasjen e nëntë aktivistëve turq, gjatë bastisjes së vitit të kaluar në një anije turke. Kjo e fundit përpiqej të arrinte në Gaza, pavarësisht bllokadës izraelite.
XS
SM
MD
LG