Ndërlidhjet

Iran, Pakistan: Bashkëpunim në luftën anti-terrorizëm


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, dhe kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të madh në luftën kundër terrorizmit.

Ueb-faqja e presidencës iraniane citon Ahmadinexhadin t’i ketë thënë Gilanit se “lufta kundër terrorizmit kërkon unitet dhe koordinim në mes të kombeve dhe qeverive”.

Gilani, i cili ndodhej për vizitë në Teheran, tha se “dy fqinjët mund të ndërmarrin hapa efikas në luftën kundër terrorizmit, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë”.

Irani dhe Pakistani, në muajt e fundit, kanë punuar në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella, me vizita reciproke të zyrtarëve të lartë.
XS
SM
MD
LG