Ndërlidhjet

Rusia mbështet kërkesën palestineze për shtet


I dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, ka njoftuar se Moska do të mbështesë kërkesën e palestinezëve për shtet.

Rusia është bashkësponsoruese e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, së bashku me Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Izraeli dhe aleatja kyç e tij, SHBA, kundërshtojnë kërkesën palestineze.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka thënë se blloku është në pritje të tekstit të rezolutës, të cilën palestinezët do ta paraqesin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Ajo çfarë është e qartë sa i përket Bashkimit Evropian, është se negociatat mbeten rruga e drejtë”, ka thënë Eshton.

Votimi për shtetin palestinez do të zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG