Ndërlidhjet

Policia arreston të dyshuarin për sulme në Nju Delhi


Policia indiane ka arrestuar personin që ka dërguar e-mailin në emër të grupit islamik, duke pretenduar përgjegjësinë për sulmin me bombë të javës së kaluar në Nju Delhi.

I dyshuari, operator kompjuteri, është kapur në Gujart.

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 76 janë plagosur në sulmin pranë Gjykatës së Lartë.

Dy grupe kanë marrë përgjegjësinë për sulmin: Harkad il-Xhihad al-Islami (Huji) dhe Muxhahedinët e Indisë.

Polcia tha se me arrestimin e 23-vjeçarit në Gujart, e-maili nga Muxhahedinët e Indisë doli të jetë vepër e falsifikuar.

Policia po mban pesë të dyshuar në lidhje me emailin nga Huji, i cili është dërguar nga një kafe interneti në Kashmir.
XS
SM
MD
LG