Ndërlidhjet

Sulmet trondisin Kabulin


Disa shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri kanë tronditur pjesën qendrore të Kabulit.

Ngjarja ka zënë vend pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin afgan, ndërsa talibanët kanë pranuar përgjegjësinë.

NATO-ja ka konfirmuar sulmet, por nuk ka dhënë detaje për objektivat e mundshme.

Talibanët thanë se luftëtarë të tyre të armatosur dhe me eksplozivë kanë sulmuar ndërtesat qeveritare.

Dëshmitarët thonë se sulmuesit janë pozicionuar në një ndërtesë të lartë, nga ku kanë shkëmbyer të shtëna armësh me forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG