Ndërlidhjet

logo-print

LDK: Buja provon se Qeveria po falsifikon historinë


Lidhja Demokratike e Kosovës, për të dytën ditë me radhë, ka akuzuar Qeverinë se po bën përpjekje të falsifikojë historinë.

"Ministri i Arsimit, Ramë Buja, në frymën e sjelljes së Qeverisë së tij dhe me gjuhën e saj, ditën që reagoi LDK-ja, ka provuar se falsifikimi i teksteve të historisë tanimë ka filluar", thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Sipas së njëjtës, Buja i ka quajtur "akuza, trillime, shpifje" raportimet e mediave dhe reagimin e LDK-së, por "vetë ka dëshmuar se Komisionet për ndryshimin e teksteve tanimë janë formuar".
XS
SM
MD
LG