Ndërlidhjet

"Happy feet" zhduket

  • RFE /RL

Pinguini "Këmbë të lumtura"...

Pinguini "Këmbë të lumtura"...

E emëruan “Happy Feet”.

Ai u shfaq në plazhin e Zelandës së Re, në muajin qershor. Besohej që ai kishe notuar nga Antarktiku deri aty.

Atë e gjetën të sëmurë, pasi që kishe ngrënë rërë, duke menduar që është borë.

Kopshti zoologjik “Uellington”, e mori dhe u përkujdes për të, për më shumë se 2 muaj.

Pasi u siguruan që është mirë me shëndet, ata e lëshuan në oqean, me shpresën që ai të kthehet në shtëpinë e tij.



Por, 5 ditë pasi e lëshuan, transmetori, të cilin shkencëtarët ia kishin vënë për ta përcjellë në rrugëtimin e tij, u ndal.

Tash, të gjithë ata që u përkujdesën për këtë pinguin, po bëjnë përpjekje maksimale që ta gjejnë, dhe e mbajnë shpresën që ai është ende gjallë.(g.k.)



XS
SM
MD
LG