Ndërlidhjet

Thaçi: Plani do të zbatohet, pavarësisht kërcënimeve të Beogradit


Kosova është e vendosur që të nis zbatimin e planit për ri-hapjen e pikave doganore 1 dhe 31 në veri pavarësisht kërcënimeve e shantazheve të Beogradit dhe strukturave paralele në veri, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se në këto dy vendkalime kufitare, autoritet ekzekutiv do të jenë organet e Kosovës, me mbështetjen e logjistike të EULEX-it dhe sigurinë që do të garantohet nga KFOR-i.

Intervistën e plotë mund ta lexoni pas pak çastesh në faqen tonë të internetit ose mund ta dëgjoni në emisionet e Radios Evropa e Lirë në orën 16:00 dhe 21:00.
XS
SM
MD
LG