Ndërlidhjet

Zyrtarët amerikanë thonë se Al-Kaida ende s'ka marë fund


Dy zyrtarët më të lartë të shërbimeve të zbulimit në Shtetet e Bashkuara thonë se rrjeti Al-Kaida është më i dobët dhe shërbimet amerikane të zbulimit tash janë më të fuqishme, që prej sulmeve të 11 shtatorit dhjetë vjetë më parë, por terroristëve ende nuk u ka ardhur fundi.

Në javën e tij të parë të punës si shef i CIA-s, Dejvid Petreus, ka thënë se humbjet e fundit të Al-Kaidas kanë hapur “një dritare të re të dobësisë”, që duhet shfrytëzuar.

Duke folur në një dëgjim publik në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Petreus ka parashikuar se liderët e Al-Kaidas mund të zhvendosen nga Afganistani apo të tërhiqen fare nga Azia Jugore për t’i ikur CIA-s.

Petreus dhe shefi i Zbulimit Kombëtar, Xhim Kllepër, kanë thënë se celulat e Al-Kaidas në Jemen dhe gjetkë dëshmojnë se ato janë më të guximshme në veprimet e tyre dhe më të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG