Ndërlidhjet

Liria e shprehjes dhe puna e mediave me të drejtë, pritet të jetë një nga pikat më të ndjeshme në raportin e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Kjo pritje vjen për shkak se autoritetet qeveritare jo vetëm se kanë neglizhuar përmbushjen e rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, por në masë të madhe është shënuar regres në demokratizimin e fushës së medieve.

Kështu thotë Nazim Rashiti, gazetar dhe ligjërues në fakultetin e gazetarisë në USHT.

Liria e fjalës është kulmi ose burimi bazë i demokracisë.
Duhet të theksoj se duhet të jemi vetëkritik, edhe për ne si gazetarë nuk jemi duke kuptuar esencën, thelbin e lirisë së të shprehurit të lirë. Liria e fjalës është kulmi ose burimi bazë i demokracisë. Dhe përderisa ne kemi një shoqëri e cila nuk e kupton këtë si një nga prerogativat për të pasur një shoqëri demokratike, atëherë gjithmonë do të ketë raporte të cilat do ta tregojnë këtë, se liria e shprehjes nuk ecë në drejtimin e duhur”, thotë Nazim Rashiti.

Ndërkaq ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Kristofer Ivon vlerëson se shqetësues është dhe fakti se qytetarët humbin besimin në forcën e fjalës së lirë, njëherazi edhe mundësisë për t’u bëre pjesë aktive, përmes debatit në krijimin e politikave shtetërore, si formë shumë e rëndësishme për demokratizimin e vendit.

Besoj se kjo çështje duhet shqyrtuar me seriozitet dhe gjithsesi në këtë drejtim nuk është vetëm qeveria ajo ku a duhet fokusuar, por për t’u arritur efekti i dëshiruar, duhet të angazhohen edhe partitë politike, sektori civil, por gjithsesi edhe vetë përfaqësuesit e medieve, të cilët duhet të japin maksimumin për krijimin e besimit te forca e fjalës së lirë”, thekson Ivon.

Nga ana tjetër, Klime Babunski, ekspert për çështjen e mediave, vlerëson se një debat i hapur, ku do të detektoheshin jo vetëm presioni që ndjehet në eter nga ana e politikës, por edhe profesionaliteti i gazetarëve, mund të kontribuojë në krijimin e një publiku me mendim kritik, jo vetëm politikëbërësit, por edhe vetë nivelin profesional të mediave.

Babunski thekson se rreziku i vërtetë qëndron në mungesën e debatit të sinqertë konstruktiv brenda shoqërisë për shumë çështje me të cilat ballafaqohen gazetarët.

Më duhet të theksoj se në mungesë të debatit paraqitet rreziku i vërtetë për t’u humbur masa kritike ndaj politikëbërjes në vend.
Më duhet të theksoj se në mungesë të debatit paraqitet rreziku i vërtetë për t’u humbur masa kritike ndaj politikëbërjes në vend. Kjo rrezikon në masë të theksuar dhe demokratizmin e vendit”, shprehet Babunski.

Në këtë drejtim, Nazim Rashti vlerëson se profesionaliteti i mediave mbahet nën kthetrat e politikës përmes kontrollit të financave.

Sipas Rashitit, përderisa gjithnjë e më zëshëm theksohet se media është e ndikuar nga struktura të caktuara, me të drejtë qytetarët e humbin besimin në atë që thonë gazetarët.

Mendoj se gazetarët, ata që vërtet në formë të mirëfilltë e ushtrojnë profesionin e tyre dhe realisht besojnë në këtë vlerë shoqërore si dhe realisht e kuptojnë fuqinë e rolit të tyre në shoqëri, duhet të bëjnë një luftë shumë të madhe në Maqedoni, për të bindur njerëzit se pa lirinë e medieve, qytetarëve u ndalohet një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut, edhe atë e drejta për tu shprehur, që lidhet me të drejtën për të menduar”, thotë Rashiti.
XS
SM
MD
LG