Ndërlidhjet

Banka Botërore e njeh Këshillin Kombëtar Tranzitor të Libisë


Banka Botërore ka thënë sot se e njeh legjitimitetin e Këshillit Kombëtar Tranzitor të Libisë si qeverinë zyrtare të këtij vendi.

Drejtori menaxhues i Bankës Botërore, Sri Muliani Indravati, ka thënë se “jemi të gatshëm të mbështesim popullin e Libisë”.

“Ekspertët tanë kanë filluar të koordinohen me partnerët e tyre tashmë dhe jemi duke lëvizur me hapa të përshpejtuar për të filluar punën”, ka thënë Indravati.

Banka Botërore është institucioni i fundit ndërkombëtar që njeh KKT-në si autoritetin legjitim të Libisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu e ka njohur legjitimitetin e këtij Këshilli.
XS
SM
MD
LG