Ndërlidhjet

Hoxhaj i rikërkon Egjiptit njohje


Në ditën e dytë të vizitës në Egjipt, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Qeverisë së përkohshme të këtij shteti.

Hoxhaj ka kërkuar nga Qeveria e Egjiptit që sa më parë që të jetë e mundur të njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, si dhe të ushtrojë ndikimin e saj në vendet e tjera arabe, që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Ministri mësohet të ketë marrë premtime pozitive nga udhëheqësit egjiptianë.
XS
SM
MD
LG