Ndërlidhjet

FMN kushtëzon Bjellorusinë me realizimin e reformave


Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se Bjellorusia ka nevojë për angazhim më të fortë në reforma, para se institucioni të lirojë fondet për të ndihmuar vendin e goditur nga kriza.

Shefi i misionit të FMN-së në Minsk, Kris Jarvis, tha se ekipi i tij do të kthehet në Bjellorusi muajin e ardhshëm, për negociata të mëtejshme mbi këtë çështje.

Ai pranoi se dy palët kanë ende shumë mospajtime sa u përket politikave ekonomike.
XS
SM
MD
LG