Ndërlidhjet

Erdogan: Njohja e shtetit palestinez është detyrim


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u tha ministrave të jashtëm të vendeve arabe se njohja e shtetit palestinez është detyrim.

Duke folur në selinë e Lidhjes Arabe në Kajro, Erdogan tha se "Palestina do të jetë në një situatë krejt ndryshe para fundit të vitit".

Palestinezët po përgatiten të dorëzojnë ofertën për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Fjalimi i Erdoganit në Ligën Arabe ishte pjesë e vizitës në Egjipt. Turneu i tij rajonal përfshin edhe Tunizinë e Libinë.
XS
SM
MD
LG