Ndërlidhjet

Tadiq: Serbia s'do t'i pranojë doganierët kosovarë në veri


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se do të kërkojë nga komuniteti ndërkombëtar "të ndalojë kërcënimet dhe veprimet e njëanshme të Prishtinës", të cilat, sipas tij, do të çonin në vendosjen e doganierëve kosovarë në veri.

"Për ne është shqetësues fakti se ata që janë të gatshëm për aksione të tilla të njëanshme, janë të gatshëm që një gjë të tillë ta bëjnë duke përdorur dhunë", tha Tadiq.

Sipas tij, vendosja e doganierëve kosovarë në veri nuk i kontribuon paqes.

"Unë po dërgoj me kohë mesazhin se nuk do të pranojmë një zgjidhje të tillë, nën asnjë presion", tha presidenti serb.

"Do të bëjmë gjithçka të mundur që të mos vijë deri aty, por duhet t'i paralajmërojmë institucionet ndërkombëtare që nëse vjen deri te një gjë e tillë, ato duhet të marrin përgjegjësinë për të gjitha pasojat eventuale", tha Tadiq në konferencën për gazetarë në Beograd.
XS
SM
MD
LG