Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-Rumani: Marrëveshje për interceptorët anti-raketorë


Shtetet e Bashkuara dhe Rumania kanë nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e interceptorëve anti-raketorë në Rumani, në përputhje me planin e NATO-s për mbrojtjen raketore.

Marrëveshjen e nënshkruan Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i Jashtëm rumun, Teodor Bakonshi.

Interceptorët pritet të vendosen në një bazë të forcave ajrore rumune, për rreth katër vjet.

Marrëveshja për mbrojtjen raketore pat shkaktuar fërkime me Rusinë.
XS
SM
MD
LG