Ndërlidhjet

Vazhdon kërkimi i sulmuesve talebanë


Forcat e sigurisë në Afganistan vazhdojnë të luftojnë kundër talebanëve të mbetur në Kabul, një ditë pas sulmeve të koordinuara si pasojë e të cilave u vranë nëntë, ndërsa u plagosën 20 persona të tjerë.

Një zëdhënësi i policisë në Kabul tha se forcat e sigurisë janë duke kontrolluar një bllok të papërfunduar të banesave në kërkim të talebanëve.

Blloku thuhet se është në afërsi të ndërtesës prej nga talebanët sulmuan, ditë më parë, ambasadën amerikane dhe qendrën e NATO-s.
XS
SM
MD
LG