Ndërlidhjet

logo-print

Maqedonia zë grupin që shpërlau miliona euro


Autoritetet maqedonase thanë se kanë zënë një grup kriminal që, përmes kompanive të falsifikuara, ka shpërlarë 21.8 milionë euro.

Ministri i brendshëm i Maqedonisë tha se 11 maqedonasit, nëntë bullgarët dhe një serb kanë ngritur disa firma tregtare në emër të qytetarëve bullgarë të cilët do të t’i lëshonin njëri-tjetrit fatura fallse për t’ju shmangur tatimeve brenda viteve 2007-2011.

Autoritetet vlerësojnë që Maqedonia të ketë humbur rreth dy milionë euro nga të ardhurat e taksave për shkak të aktiviteteve ilegale. Dhjetë nga 21 të dyshuarit janë arrestuar tashmë me akuzat për evazion fiskal dhe pastrim parash.
XS
SM
MD
LG