Ndërlidhjet

Shfajësohet ish-kryeministri francez


Një Gjykatë e Apelit në Francë liroi ish-kryeministrin, Dominik de Vilepin, nga akuzat për pjesëmarrje në fushatën që thuhet të ketë pasur për qëllim njollosjen e presidentit, Nikolas Sarkozi.

Një gjykatë e nivelit të ulët liroi Vilepinin nga këto akuza në vitin e kaluar, por prokurorët kërkuan atëkohë një dënim prej 15 muajsh.

Rivali i Sarkozit, Vilepin, njihet për fjalimin e fuqishëm në Kombet e Bashkuara me të cilin, në vitin 2003, i pat bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos ndërhyjnë në Irak.

Skandali gjashtë mujor, i njohur dhe si afera Klirstrim, vlerësohet të ketë humbur shanset e Vilepinit për të garuar për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG