Ndërlidhjet

logo-print

Rishfaqen sulmet me bomba në Irak


Zyrtarët irakianë thanë se nga një varg sulmesh me bomba me tw cilat janw sulmuar forcat e sigurisë në qendër dhe në perëndim të Afganistanit janë vrarë të paktën 17 njerëz.

Të paktën 13 njerëz thuhet se janë vrarë kur një bombë veture shpërtheu në restaurantin e frekuentuar nga anëtarë të forcës së sigurisë së qytetit Medatijah, në afërsti të qytetit Hila.

Nga i njejti shpërthim thuhet se janë plagosur 50 njerëz të tjerë.

Ndërsa, si pasojë e shpërthimit të një bombe veture brenda një kompleksi të forcave të sigurisë në Habanijah-80 kilometra në perëndim të Bagdadit, thuhet se janë vrarë të paktën dy ushtarë, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë.

Në veri të Bagdadit, sulmuesit kanë hapur zjarr mbi një pike kontrolli të policisë duke vrarë dy pjesëtarë policorë.

Incidentet e dhunshme vijnë disa muaj para tërheqjes së parashikuar të trupave amerikane nga vendi.
XS
SM
MD
LG