Ndërlidhjet

Paralajmërohen “pasoja të ashpra” ndaj palestinezëve


Ministri i jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, paralajmëroi “pasoja të ashpra” në rast se palestinezët vazhdojnë të këmbëngulin në planin e tyre për të kërkuar anëtarësimin si shtet në Kombet e Bashkuara.

Deklarata e tij vjen në kohën kur, pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, palestinezët janë duke përgatitur një kërkesë formale për t’u bërë anëtari i 194-të i Kombeve të Bashkuara-kërkesë kjo që planifikohet të bëhet më 20 shtator kur nis punimet Asambleja Gjenerale.

Mirëpo, duke folur para një takimi me shefen e diplomacisë evropiane, Kethirn Eshton, Liberman nuk dha detaje për pasojat me të cilat kërcënoi.

Me kërkesën që shteti palestinez do të duhej të krijohej vetëm përmes negociatave, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të paraqesin veton e tyre për çfarëdo oferte bërë Këshillit të Sigurimit.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Dejvid Hejll, dhe përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Denis Ros, pritet të takohen gjatë së mërkurës dhe së enjtës me kryesministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe liderin palestinez, Mahmud Abas.
XS
SM
MD
LG