Ndërlidhjet

Zyrtari i parë amerikan viziton Libinë që nga rënia e Gadafit


Lideri i përkohshëm i Libisë takoi zyrtarin më të lartë amerikan që vizitoi Tripolin që nga rënia e Muamer Gadafit.

Megjithatë, nuk u bënë menjëherë të njohura hollësitë për takimin e së mërkurës ndërmjet, Xhefri Feltmenit, dhe Mustafa Abdel Xhalilit.

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë janë duke bërë përpjekje të pushtojnë të paktën tri qytete, të cilat vazhdojnë të mbesin nën kontrollin e luftëtarëve besnikë ndaj Gadafit.

Forcat e qeverisë së përkohshme i kanë rrethuar disa nga bastionet e fundit të Gadafit, Bani Validin-180 kilometra në jug të Tripolit, Sirten dhe Sabhan.

Vendndodhja e Gadafit mbetet ende e panjohur.

Zëdhënësi i tij, Musa Ibrahim, u tha gazetarëve përmes telefonit satelitor se Gadafi vazhdon të jetë në Libi dhe se forcat e tij kanë ende nën kontroll “zona të gjëra”.

Mirëpo, ai nuk deshi të tregonte se në cilin vend saktësisht gjendet Gadafi.
XS
SM
MD
LG