Ndërlidhjet

Daçiq: Janë hartuar disa masa për veriun


Ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se në takimin e mbrëmshëm të përfaqësuesve të kreut shtetëror me presidentin Boris Tadiq, është arritur pajtueshmëria për një sërë masash që duhet të ndërmerren, “për të shmangur pasojat e rënda dhe zgjidhjet e imponuara dhunshëm në Kosovë”.

Daçiq ka sqaruar se masat janë para së gjithash të natyrës diplomatike dhe politike.

Mediat në Serbi njoftojnë se ministri i brendshëm serb ka thënë se "gabimisht pretendohet se Serbia është e gatshme të bëjë çmos për të fituar kandidaturën për anëtarësim në BE dhe se tani është momenti më i përshtatshëm për të ushtruar trysni mbi të, në mënyrë që të pranohet pavarësia e Kosovës".

“Një raport i këtillë karshi Serbisë është i gabueshëm dhe i padrejtë. Hapat e njëanshëm në ndërlidhje me veriun e Kosovës mund të nxisin pasoja të rënda dhe konflikt në rajon”, ka thënë Daçiq.
XS
SM
MD
LG