Ndërlidhjet

LDK: Konfuzion total në fushën e politikës së jashtme


“Qeveria e Kosovës, me konfuzionin total që ka krijuar në fushën e politikës së jashtme, me përplasje kompetencash dhe interesash brenda vetë asaj, po e dëmton seriozisht imazhin e Kosovës dhe procesin jetik të njohjeve”.

Me këtë vlerësim ka dalë sot Lidhja Demokratike e Kosovës, partia më e madhe politike në opozitë.

“Sjellja ndaj procesit të njohjes së Kosovës, si ndaj një çështjeje private dhe në terma privatë, gjithë procesin e ka shndërruar në një garë të pakuptimtë, në të cilën secili do të marrë meritat që nuk i takojnë”, thuhet në komunikatën e LDK-së, e cila tërheqë vërrejtjen se vetëm gjatë javës së fundit, për shkak të përplasjeve të brendshme, “qeveria nuk ka arritur të sqarojë as se kush e ka njohur Kosovën e kush jo”.
XS
SM
MD
LG