Ndërlidhjet

Vetëvendosje, fushatë për prodhimet vendore


Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot një fushatë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendore.

Fushata është pagëzuar me emrin “Duaje tëndën” dhe për synim parësor ka nxitjen e qytetarëve që të konsumojnë prodhime vendore.

“Synimi i kësaj fushate është ta vetëdijësojë konsumatorin se në Kosovë ka shumë prodhime të vendit, me cilësi të lartë, të cilat mund t’i zëvendësojnë ato të huajat, posaçërisht ato serbe, në një moment kur prodhimet nga Serbia, me heqjen e masave të reciprocitetit, të përkrahura nga qeveria e tyre, pasnesër priten të rikthehen fuqishëm në tregun e Kosovës”, vlerëson Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG