Ndërlidhjet

Kuçi e Fitu pajtohen për vënien e rendit dhe ligjit në veri


Vendosmërinë për të shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur rendin dhe ligjin e ka shprehur sot edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu.

Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i zotit Kuçi, ambasadori Fitu citohet të ketë rikonfirmuar “mbështetjen e plotë të shtetit francez, për vënien e rendit e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të Prishtinës në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, thuhet në komunikatë, ambasadori francez ka shprehur “mbështetjen për kthimin e policisë dhe doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Republikës së Kosovës, që duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in”.
XS
SM
MD
LG