Ndërlidhjet

logo-print

Sjell implikime ekonomike


Doganat e Kosovës...

Doganat e Kosovës...


Zbatimi i marrëveshjes për njohjen e vulave doganore dhe marrja nën kontroll e vendkalimeve kufitare në veriun e Kosovës, mund të pasohet me implikime në aspektin ekonomik.

Kështu mendojnë njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Qeveria e Kosovës, tashmë ka paralajmëruar se të premten, do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për njohjen e vulave doganore dhe vendosjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31.

Më këtë do të marrë fund edhe vendimi i 20 korrikut për ndalimin e importeve nga Serbia.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, ka shprehur dyshimet se fillimi i zbatimit të marrëveshjes, që nënkupton heqjen e masave të reciprocitetit ndaj produkteve serbe, do të dëmtojë prodhuesit vendorë dhe ekonominë në përgjithësi.

Me këtë do të ketë mundësi që të shfrytëzohen rrugët alternative, të zhvillohet kontrabanda e cila ka qenë kancer për ekonominë e Kosovës.
Paragjykimet janë se këto do të ndikojnë mjaft keq për prodhuesit dhe ekonominë vendore. Pasi një kohë, pas 40 ditësh këto po vihen në situatë para masave të reciprocitetit. Me këtë do të ketë mundësi që të shfrytëzohen rrugët alternative, të zhvillohet kontrabanda e cila ka qenë kancer për ekonominë e Kosovës”, shprehet Shahini

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, thonë se lejimi i importit nga Serbia do të dëmtojë bizneset kosovare, të cilat, sipas tyre, gjatë periudhës se aplikimit të masave reciproke, kanë qenë më të pranishme në treg.

Haki Shatri, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave, shprehet skeptik se në pikat kufitare në veriun e Kosovës, mallrat serbe do t’ iu nënshtrohen taksave doganore.

Ai ndërkaq thotë se kontrabandistët serbë do të marrin ndihmën direkt nga Beogradi zyrtarë.

Është pak vështirë të kontrollohet, duke marrë parasysh konfiguracionin, gjerësinë e terrenit, dhe rrethanat që mbizotërojnë atje.
Kam dilema, nuk jam shumë i sigurt se gjithçka do të shkojë në rregull. Është pak vështirë të kontrollohet, duke marrë parasysh konfiguracionin, gjerësinë e terrenit, dhe rrethanat që mbizotërojnë atje. Nuk them se mungon vullneti as i doganierëve dhe as i institucioneve tona, për të pasur atë terren nën kontroll, por është tepër e vështirë, duke marrë rrethanat në përgjithësi dhe klimën e krijuar pas 25 korrikut”, thotë Shatri.

Në anën tjetër, Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, konsideron se kthimi i masave të tregtisë se lirë më Serbinë, do të sjell invazion për produktet serbe, ndërsa bilanc negativ tregtar për Kosovën.

Sigurisht se implikime do të ketë. Para zbatimit të masave të reciprocitetit, Kosova ka qenë një humbëse e madhe nga tregtia e lirë më Serbinë. Dhe shkaku kryesor i kësaj ka qenë një bilanc tregtar negativ në dëm të Kosovës, ndërsa me 95 për qind në favor të ekonomisë serbe. Kjo ndodh për arsye se ekonomia serbe është shumë me e fuqishme dhe shumë më e konkurrueshme se sa prodhuesit vendorë në Kosovë”, thekson Musa.

Ndryshe, që nga dhjetori i vitit 2008, Serbia ka ndaluar të gjitha mallrat kosovare, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në vula të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, më 20 korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës, ka vendosur masa të plota reciproke ndaj produkteve serbe.

Me 25 korrik, ekzekutivi i vendit filloi një operacion për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veriun e Kosovës, në funksion të zbatimit të vendimit për ndalimin e importeve nga Serbia.

Vetëm 12 ditë pas aplikimit të masave reciproke nga Kosova, më anë të një marrëveshje të arritur në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit, Serbia pranoi vulat e Doganave të Kosovës. Kjo marrëveshje pritet të funksionalizohet më 16 shtator.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG