Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka falur 11 demonstrues të tjerë të cilët ishin burgosur lidhur me protestat e 19 dhjetorit që u patën zhvilluar pas zgjedhjeve të fundit presidenciale.
Zyra për informim e Lukashenkos bëri të ditur vendimin e presidentit duke thënë se është ndërmarrë “mbi baza njerëzore”.
Gjatë javëve të fundit, Lukashenko fali 13 të burgosurë të tjerë, mirëpo në mesin e atyre që vazhdojnë të jenë në burg janë dhe tre kundërshtarë të tij në zgjedhjet presidenciale.
Emrat e 11 personave që u amnistuan nuk u bënë të njohur për publikun.