Ndërlidhjet

Hoxhaj: Shtetet arabe po e ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës


Në ditën e tretë, të fundit, të qëndrimit të tij në Egjipt, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një varg takimesh me përfaqësues të partive politike, liderë shpirtërorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ai, poashtu, mbrëmë ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ku ishin të pranishëm ministrat e jashtëm të vendeve të Ligës Arabe dhe përfaqësues të Egjiptit.

Zoti Erdogan ka kërkuar nga shtetet anëtare të Ligës Arabe, që ta njohin Republikën e Kosovës, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.
XS
SM
MD
LG