Ndërlidhjet

Papandreu, Mekel dhe Sarkozi diskutojnë për krizën e borxheve


Zyrtarët më të lartë të Greqisë, Francës dhe Gjermanisë, sonte e fillojnë një takim për të diskutuar për krizën e borxheve të eurozonës.

Në këtë kuadër, kryeministri grek, George Papandreu, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, e mbajnë një konferencë telefonike.

Më herët gjatë ditës, agjencia Moody tha se e kishte ulur rejtingun e dy bankave franceze për shkak të ekspozimit në krizën financiare të Greqisë.

Në Strasburg, kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, tha sot se së shpejti do të paraqiten opsionet për fletobligacione të eurozonës, që anëtarëve më të dobët të eurozonës u mundësojnë qasje të ripërtrirë në fondet për tregjet financiare.

Por, Gjermania, pa miratimin e së cilës ky plan nuk mund të realizohet, mbetet fuqishëm kundër dhënies së fletobligacioneve.
XS
SM
MD
LG