Ndërlidhjet

Rasmusen kërkon konstruktivitet dhe shmangie të dhunës


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, nesër do ta vizitoj Kosovën, për biseda me zyrtarët e lartë, tha zëdhënësja Karmen Romero, derisa aleanca po synon uljen e tensioneve kufitare në pjesën veriore të Kosovës.

Mëtutje, ajo ka thënë se Rasmusen do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, zëvendës kryeministrin Sllobodan Petroviq, dhe me ministrin e forcës së sigurisë, Agim Çeku.

Shefi i aleancës do të kërkoj që “të gjitha palët të bashkëpunojnë, të mbajnë dialog konstruktiv dhe ta shmangin dhunën”, tha zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero.

Gjatë vizitës në Kosovë, zoti Rasmusen do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Drevz.
XS
SM
MD
LG