Ndërlidhjet

Kroker: 6-7 predha kanë rënë brenda perimetrit të Ambasadës


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Rajan Kroker, ka thënë se gjatë sulmeve në Kabul, gjashtë ose shtatë granata kanë rënë brenda perimetrit të kompleksit të Ambasadës amerikane.

Këto komente ai i bëri në një intervistë që u ishte shprëndarë gazetarëve, pas sulmeve të kryengritësve në Kabul të Afganistanit.

Zyrtarët afganë thanë se sulmi nga kryengritësit talibanë në zemër të Kabulit, kishte përfunduar pas afro 20 orësh dhe se forcat e sigurisë i kishin vrarë të gjithë sulmuesit.

Militantët kishin zënë vend në një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër, prej nga ata kishin hedhur granata në drejtim të Ambasadës amerikane dhe selisë së trupave të jashtme, që udhëhiqen nga NATO-ja.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Afganistanit, Sedik Sediki, tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë të gjashtë sulmuesit.

Ndaras, kryengritësit kishin ndërmarrë sulme në tri lokacione të tjera, përfshirë një ndërtesë policore në një lagje të kryeqytetit.

Zyrtarët afganë thanë se së paku nëntë vetë ishin vrarë dhe më se 20 të tjerë ishin plagosur gjatë sulmeve të koordinuara.
XS
SM
MD
LG